Flash

PD: Përfundon përgatitja, të shtunën demokratët do zgjedhin me referendum kryetarin

Lapsi.al 18 May 2026
PD: Përfundon përgatitja, të shtunën demokratët do

Pasi asnjë kandidat nuk u lejua të garojë me Sali Berishën për lidershipin e Partisë Demokratike, selia blu ka njoftuar se ka përfunduar faza e përgatitjeve për procesin e zgjedhjes së kryetarit të partisë të shtunën e 23 majit.

Deklarata u bë nga Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, i cili tha se demokratët do të shkojnë në referendum për të zgjedhur kryetarin, dhe se procesi do të zhvillohet sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”.

“Në emër të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, njoftoj se ka përfunduar faza e përgatitjeve për procesin e datës 23 Maj, ku demokratët me referendum do zgjedhin kryetarin e tyre, sipas parimit 1 anëtar 1 votë”, deklaroi Kaso.

Sipas tij, në të gjitha degët e partisë do të ngrihen qendra votimi, të cilat do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 18:00, ndërsa në degët më të mëdha do të ketë më shumë se një qendër votimi.

Kaso theksoi se 77 degë të PD-së në vend do të marrin pjesë në referendum, duke e cilësuar procesin si një “ushtrim demokracie”.

“Këtë të shtunë 77 degë të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë shprehen në referendum për kryetarin në një ushtrim të demokracisë. Partia Demokratike është krenare sepse, që nga ngritja e Komisionit të Rithemelimit, deri më 23 maj, ka zhvilluar 7 procese zgjedhore të hapura, të drejtpërdrejta dhe demokratike.”, shtoi Kaso.

Në zgjedhjet për kreun e PD-së shprehën interes ish deputeti demokrat Ervin Salianji, Mereme Sela, Vladimir Mulaj, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari, por të gjithëve iu refuzua kandidimi.

Më herët sot, Salianji depozitoi një kërkesë pranë Kryesisë së PD-së dhe Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, duke kërkuar shpalljen të pavlefshme të çdo vendimmarrjeje për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike, si edhe anulimin e vendimit nr.120, datë 1 maj 2026, të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Salianji argumenton se kandidatura e tij për kryetar të PD-së është penguar në mënyrë të paligjshme, duke deklaruar se dokumentacioni i dorëzuar fizikisht, me postë dhe email, nuk është marrë në shqyrtim. Ai kundërshton gjithashtu pretendimet për përjashtimin e tij nga anëtarësia dhe kërkon që çdo vendim i tillë, nëse ekziston, t’i vihet në dispozicion për ndjekjen e procedurave statutore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI