Flash

Meta letër kreut të SPAK: Po më cenohet mbrojtja, procesi me shkelje procedurale

Lapsi.al 18 May 2026
Meta letër kreut të SPAK: Po më cenohet mbrojtja, procesi me

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër zyrtare drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, ku pretendon se ndaj tij po zhvillohet një proces me shkelje procedurale dhe ndërhyrje politike. Meta hedh akuza të rënda për manipulim të procesit hetimor, fshehje provash dhe ndikim politik në marrëdhëniet me autoritetet amerikane. Në qendër të reagimit të tij është kontrata e lobimit të LSI-së me kompaninë amerikane GSIS, për të cilën Meta pretendon se SPAK ka kërkuar mbajtjen sekret të dokumenteve deri në qershor 2026, duke i pamundësuar “mbrojtjen efektive”.

“Qëllimi i vetëm i një kërkese të tillë absurde ka synuar që artificialisht të më hiqet e drejta e mbrojtjes efektive”, shkruan Meta, ndërsa paralajmëron se një kërkesë e re për zgjatjen e fshehtësisë do të përbënte “një skandal të rëndë në marrëdhëniet juridiksionale midis Shqipërisë dhe SHBA” shkruan ai.

Në përfundim të letrës, Meta shprehet se kërkesa e tij është në interes të zbardhjes së plotë të çështjes dhe kërkon që procesi të vijojë në mënyrë të drejtë dhe transparente.

𝐈 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐙. 𝐊𝐥𝐨𝐝𝐣𝐚𝐧 𝐁𝐫𝐚𝐡𝐨, 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐒𝐏𝐀𝐊,

Duke ju uruar suksese në detyrën tuaj si Drejtues i SPAK, jam i detyruar të kërkoj vëmendjen tuaj për një çështje shumë të rëndësishme, që nuk ka të bëjë vetëm me standardet e hetimit dhe gjykimit ndaj personit tim, të cilat janë shkelur shumë rëndë dhe qëllimisht, por sidomos për të parandaluar shkatërrimin jo vetëm të procesit të rregullt ligjor në vazhdim, por edhe për të larguar çdo hije dyshimi të ndikimeve jotransparente, të paligjshme dhe të papërshtatshme të asistencës ndërkombëtare në rastin e hetimeve ndaj meje dhe në veçanti në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që duhet të jenë transparente dhe të besueshme.

𝐌𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐫𝐞𝐭𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟑 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐒𝐇𝐁𝐀 𝐧𝐞̈ 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐧𝐢𝐬𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐪𝐞̈ 𝐆𝐒𝐈𝐒 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐢 𝐣𝐞𝐩𝐭𝐞 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐋𝐒𝐈-𝐬𝐞̈ 𝐚𝐩𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐛𝐞̈𝐫𝐚 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐝𝐲 𝐩𝐚𝐥𝐞̈𝐯𝐞 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝟑 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟏𝟔 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐇𝐁𝐀 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢, 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐇𝐁𝐀 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐞̈.

Jo vetëm kaq, por në këtë përgjigje drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, shkruhet se nëse autoritetet shqiptare kanë nevojë për një zgjatje të periudhës 2-vjeçare të mosbërjes publike të informacionit, mund ta kërkojnë me shpjegime të detajuara.

Kjo përgjigje e datës 15 korrik 2024 (𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐭𝐫𝐚), drejtuar me e-mail Znj. Alba Thoma, Drejtore e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë nga Drejtori i Departamentit të Drejtësisë i SHBA, Z. Vaughn A. Ary dhe Prokurori Z. Michael E. Eaton, natyrisht që vjen në përgjigje të kërkesave specifike të bëra nga pala shqiptare.

Në radhë të parë, 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐣 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐮 𝐬𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭, 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐛𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭, 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐣𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐆𝐒𝐈𝐒-𝐋𝐒𝐈, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐤𝐣𝐨 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐧𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐦𝐮𝐧𝐝𝐮𝐫 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐞𝐟𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐠𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞, 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐚 𝐤𝐚 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥.

Po kështu, duke qënë se veprimet juridiksionale me jashtë, SPAK i bën përmes Ministrisë së Drejtësisë, që kontrollohet nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka urdhëruar publikisht arrestimin tim nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste (𝐒𝐡𝐢𝐡: https://www.youtube.com/watch?v=q-xv6sZS4s4), duam të shmangim çdo ndikim të mëtejshëm politik nga ana e Qeverisë shqiptare, që jo vetëm do të pengonte zbardhjen e plotë të kësaj çështje, por edhe do të pamundësonte mbrojtjen time efektive për këtë çështje gjatë gjykimit në themel.

Një situatë e tillë do të kompromentonte rëndë edhe marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, pasi është provuar prej vitesh edhe nga gjykatat amerikane korruptimi nga Kryeministri Rama i ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për shërbimet e kryera nga ai kundër drejtuesve të opozitës, por edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë viteve 2017 – 2020.

Po kështu, ish-partnerja e Charles McGonigal, Znj. Allison Guerriero, e cila ka luajtur rol në denoncimin e lidhjeve korruptive Rama-McGonigal edhe kohët e fundit e ka bërë publik disa herë presionin që i bëhet nga kolegë të McGonigalit në Departamentin e Drejtësisë, që të heshtë për lidhjet e tij me Kryeministrin Rama.

Duke ju garantuar se Marrëveshja e 3 shkurtit 2016, midis LSI dhe GSIS, e cila jo vetëm është regjistruar sipas ligjeve antikorrupsion të SHBA dhe Shqipërisë, por është edhe publike, nuk cënon asgjë që ka të bëjë as me sigurinë tonë kombëtare dhe as të SHBA, por është shumë e zakonshme, 𝐭𝐡𝐞𝐤𝐬𝐨𝐣 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐨𝐬𝐛𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐤𝐣𝐨 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐤𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐭 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐇𝐁𝐀, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭’𝐢 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐟𝐚𝐣𝐞̈𝐬𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 (𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐮𝐫).

Në vlerësimin tim edhe kërkesa e parë ka qenë absurde pasi të akuzosh një lider politik si Presidenti i Partisë së Lirisë (LSI), për të cilin nuk ekziston asnjë firmë, autorizim pagesash apo nënkontraktimi, si në rastin me GSIS dhe t’i pamundësosh atij që të paktën për 2 vjet deri në 23 qershor 2026 ta ketë të pamundur të bëjë mbrojtje efektive pasi artificialisht i pamundësohet të garantojë provat që e shfajësojnë nga akuzat, apo që të mos ketë mundësi kontrolli të ligjshmërisë së provave të pretenduara nga akuza përfshirë edhe origjinalitetin e tyre do të thotë të shkatërrosh me vetëdije procesin e rregullt ligjor për qëllime politike.

Për mua ka qenë dhe mbetet e qartë se qëllimi i vetëm i një kërkese të tillë absurde ka synuar që artificialisht të më hiqet e drejta e mbrojtjes efektive për këto akuza kryesisht të pabaza, sidomos para zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Dua t’ju siguroj se 𝐤𝐲 𝐚𝐫𝐛𝐢𝐭𝐫𝐚𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐢𝐚𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐨𝐫𝐤𝐞𝐬𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐧𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝟑 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟏𝟔 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐋𝐒𝐈 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐒𝐈𝐒 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐞 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐮𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐜̧𝐝𝐨 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐒𝐈, 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐢𝐭 𝐢 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐆𝐒𝐈𝐒 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐮𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐜̧𝐝𝐨 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐒𝐈, 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐜̧𝐝𝐨 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐆𝐒𝐈𝐒.

Dy mbeten mundësitë kryesore të këtij bllokimi artificial të transparencës dhe aksesit në provat origjinale.

𝐌𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈, është që persona të caktuar në LSI të kenë bërë veprime të parregullta pa dijeninë e Ilir Metës dhe përmes bllokadës të transparencës janë marrë në mbrojtje nga prokurorët e çështjes për interesa politike të partisë në pushtet për zgjedhjet e 11 majit 2025.

𝐌𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐝𝐲𝐭𝐞̈, është që Marrëveshja e 3 shkurtit 2016 të jetë modifikuar (ndryshuar) me pëlqimin e të dy palëve, por absolutisht në padijeni të Ilir Metës dhe prandaj synohet të mbahet e fshehtë ajo dhe nënshkruesit potencialë të saj.

Natyrisht, që mund të kemi edhe 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞̈, që prokurorët e çështjes të bëjnë bllofin e radhës me kolegët e McGonigalit, që ende mund të kenë mbetur në zyrat e Departamentit të Drejtësisë.

Këtu kam parasysh akuzën ndaj meje për lobimin me “McKeon Group”, kur tjetër përgjigje erdhi nga autoritetet amerikane në shtator 2024 para arrestimit tim dhe tjetër përgjigje erdhi për të njëjtën çështje pas zgjedhjeve në SHBA në 4 nëntor 2024 dhe pikërisht më 15 nëntor 2024 (pas arrestimit tim) ku është saktësuar se LSI nuk kishte bërë asnjë pagesë tjetër as për “Dorelita” dhe as për “McKeon Group”, përveç asaj prej 15 mijë dollarësh në mënyrë të ligjshme dhe përmes bankës në janar 2017. (𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐭𝐫𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ “𝐌𝐜𝐊𝐞𝐨𝐧 𝐆𝐫𝐨𝐮𝐩” 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐃𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝟑𝟎 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫 𝟐𝟎𝟏𝟕)

E përmenda termin bllof sepse kjo përgjigje e re e autoriteteve gjyqësore amerikane jo vetëm nuk na u njoftua kurrë deri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, por çuditërisht në 7 janar 2025, në prani të avokatit, Z. Genc Gjokutaj, pyetem përsëri në SPAK për çështjen “McKeon Group” dhe “Dorelita”, ndërkohë që përgjigjia shteruese u kishte ardhur nga SHBA dy muaj më parë.

Dhe që të bindeni se nuk kam asnjë ngarkesë emocionale apo paragjykimi për prokurorët e çështjes ju lutem lexoni vetëm letërporosinë që ata i kanë dërguar autoriteteve amerikane më 11 mars 2025, ku i informojnë se i pandehuri Ilir Meta është provuar se ka përdorur tre karta bankare amerikane.

Natyrisht, që ju mund të lexoni edhe përgjigjen e autoriteteve amerikane se kush është “the sole user”, pra 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐮𝐞𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐞 𝐞 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐛𝐚𝐧𝐤𝐚𝐫𝐞, si dhe 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭 𝐤𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐮𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐦𝐮𝐚.

Nuk dua t’ju marr më shumë kohë nga angazhimet tuaja të shumta, por jam i detyruar t’ju shkruaj për këtë çështje për shkak të funksionit tuaj si Drejtues i SPAK dhe përfaqësuesi kryesor i tij në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Kërkesa ime besoj se është edhe 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐛𝐚𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐭𝐨𝐭𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐢𝐭𝐝𝐨 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐮𝐫 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞 përfshirë edhe Ilir Metën, por vetëm bazuar në ligjshmërinë e provave çfarë ka qenë e pamundur deri tani për shkak të bllokimit të transparencës nga prokurorët e çështjes.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju uroj suksese!

𝐌𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭

𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐚

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI