Flash

Me çekiç dhe kallashnikov/ PAMJET nga grabitja e argjendarisë në Kamëz

Lapsi.al 18 May 2026
Me çekiç dhe kallashnikov/ PAMJET nga grabitja e argjendarisë

Dalin pamjet nga grabitja te argjendaria në Kamëz të shtunën e kaluar.

Autorët duken në pamjet e siguruara prej gazetares Xhensila Kodra, teksa thyejnë vitrinat e dyqanit me çekiç njëri prej tyre, ndërsa tjetri me kallash dhe më pas marrin sendet me vlerë dhe i fusin në çanta.

Ngjarja u krye të shtunën rreth orës 13:00, prej dy personave të maskuar, njëri prej të cilëve ishte i armatosur me armë zjarri.

Autorët hynë në argjendarinë në pronësi të shtetasit O.L. dhe morën një sasi bizhuterish me vlerë. Më pas ata u larguan me motor.

kamez grabitja

Nga hetimet paraprake rezulton se grabitësit lëvizën drejt zonës së Zall Herrit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar itinerarin e tyre, ndërsa në një moment autorët janë rrëzuar me motor, por kanë arritur të largohen sërish.

Vlera e bizhuterive të vjedhura arrin rreth 700 mijë lekë.

Policia ka shoqëruar disa persona me precedentë penalë për verifikime, por deri tani autorët nuk janë identifikuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI