Flash

Berisha shigjeton mediat: “Top Tuneli” nxjerr të pastër ndrikullën e AKSHI-t

Lapsi.al 18 May 2026
Berisha shigjeton mediat: “Top Tuneli” nxjerr të pastër

Në “Foltoren” e mbajtur këtë të hënë para kryeministrisë kreu i PD-së, Sali Berisha bëri kritika ndaj mediave që sipas tij po bëjnë propagandën e qeverisë duke marrë fonde prej saj.

“Ju dhe mbarë qytetarët shqiptarë janë subjekti i një agresioni mafioz të tmerrshëm të mafies së fjalës së lirë. Mediat e qeverisë, që ushqehen dhe mbahen me paratë që vidhen nga taksat tuaja, dhe që janë shumëfishi i televizionit shtetëror, nga mëngjesi në darkë u fshehin shqiptarëve të vërtetat.

Nga mëngjesi në darkë shpifin dhe trillojnë. Nga mëngjesi në darkë njësoj si në kohërat më të zeza të këtij vendi glorifikojnë të keqen” – tha Berisha që bëri akuza të forta ndaj televionit kombëtar Top Channel.

“A e patë ndrikullën e AKSHI-t se si Top Tuneli bëri gjithçka për ta nxjerrë këtë hajdute të poshtër, të pamoral, të pashpirt një zonjë të përdëllyer” – tha Berisha që bëri thirrje për protesta.

“Opozita është në këmbë sepse ajo ka një raport tjetër me të vërtetën dhe kjo e bën atë dhe i bën qytetarët shqiptarë njerëzit më dinjitozë të kombit, elitën e vërtetën të kombit” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI