Flash

Berisha për Ramën: Lobimi korruptiv e paraqiti si yllin e integrimit

Lapsi.al 18 May 2026
Berisha për Ramën: Lobimi korruptiv e paraqiti si yllin e integrimit

Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e pasdites së sotme ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se përmes lobimit kombëtar dhe ndërkombëtar arriti të paraqesë veten si yllin e integrimit.

Berisha theksoi se opozita e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe dëshiron që ajo të mbetet përgjithmonë pjesë e Europës dhe perëndimit.

“Këto kohë ka patur debat të fortë, të ashpër për procesin më themelor atë të integrimit. Edhe këtu arritjet tona janë të mëdha. Lobimi korruptiv kombëtar dhe ndërkombëtar bëri që të paraqesë Edi Ramën dhe Shqipërinë si yllin e integrimit.

Ju kujtohet jemi së bashku prej tre vitesh kemi deklaruar para shqiptarëve dhe botës se Shqipëria ka një pozicion gjeopolitk të rëndësishëm në rajon dhe se përveç kriterit gjeopolitik me regjimin e Ramës nuk plotëson asnjë kriter tjetër dhe asnjë standard tjetër për integrimin e saj në BE, ne e mbështesim integrimin.

Ne nuk duam kurrë që ky vend të përfundojë në hapësira tjera, me duam që ky vend të mbetet përjetësisht në hapësirën perëndimore, në hapësirën europiane.

Ne mbështesim integrimin e Shqipërisë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI