Flash

Berisha nga SPAK: Altin Dumani deklaroi vilën me dokumente të rreme

Lapsi.al 18 May 2026
Berisha nga SPAK: Altin Dumani deklaroi vilën me dokumente të rreme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë akuza të reja ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, pak para se të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Duke folur për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Berisha paralajmëroi publikimin e një tjetër denoncimi ndaj Dumanit, pas akuzave të mëparshme për deklarimin e pasurive me vlera më të ulëta se ato të tregut.

Sipas Berishës, kreu i SPAK banon në një vilë që, sipas tij, është deklaruar si e ndërtuar para martesës së Dumanit, me qëllim shmangien e lidhjes së pasurisë me të. Ai pretendoi se gjatë procesit të vettingut, prindërit e bashkëshortes së Dumanit kanë deklaruar përmes një akti noterial se fondet për ndërtimin e vilës ishin siguruar nga një misionar i huaj.

Berisha vuri në dyshim këtë deklarim, duke e cilësuar si “mashtrim”, ndërsa shtoi se në dokumente thuhet se Dumani nuk ka pasur kontribut financiar në ndërtimin e banesës.

Lideri demokrat deklaroi gjithashtu se, sipas dokumenteve shtetërore që ai disponon, vila figuron e ndërtuar në vitin 2000 dhe se është banuar prej vitesh nga familja e bashkëshortes së kreut të SPAK.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI