Flash

Xabi Alonso trajneri i ri i Chelsea: “Unë dhe klubi kemi të njëjtën ambicie”

Lapsi.al 17 May 2026
Xabi Alonso trajneri i ri i Chelsea: “Unë dhe klubi kemi të
Është zyrtare: Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Chelsea nga 1 korriku. Lajmin e bënë të ditur “Blues”: “Chelsea është i lumtur të njoftojë emërimin e spanjollit Xabi Alonso si trajner të ekipit të parë të meshkujve – lexohet në deklaratë – Ai ka firmosur një kontratë katërvjeçare në Stamford Bridge. Mirë se erdhe te Chelsea, Xabi!” Xabi Alonso rikthehet kështu në Premier League pas eksperiencës negative te Real Madrid. “Chelsea është një nga klubet më të mëdha në futbollin botëror dhe jam jashtëzakonisht krenar që bëhem trajner i këtij klubi të madh – ishte mesazhi i teknikut në faqen zyrtare të Chelseat – Nga bisedat që kam pasur me pronarët dhe drejtuesit sportivë, është e qartë se ndajmë të njëjtën ambicie. Duam të ndërtojmë një skuadër të aftë të garojë vazhdimisht në nivelet më të larta dhe të luftojë për trofe. Ka shumë talent në skuadër dhe një potencial të jashtëzakonshëm në këtë klub dhe do të jetë një nder i madh për mua ta drejtoj. Tani të fokusohemi te puna e fortë, ndërtimi i kulturës së duhur dhe fitimi i trofeve”.

Detajet e prapaskena e akordit me Chelsea

Drejtuesit e Blues kishin në tavolinë një listë profilesh të nivelit të lartë për të nisur një cikël të ri. Mes kandidatëve ishte edhe Andoni Iraola, tekniku aktual i Bournemouth e autor i sezoneve të mira në Premier League. Sidoqoftë, prioriteti absolut i klubit ka qenë gjithnjë Xabi Alonso, i identifikuar si njeriu perfekto për karizmën e identitetin taktik.

Rikthimi i Xabi Alonso pas zhgënjimit me Real Madrid

Për ish-yllin e Liverpool bëhet fjalë për një rikthim të madh në futbollin anglez, këtë herë si trajner. Alonso kërkon shpengimin pas zhgënjimit te Real Madrid: Blancos e shkarkuan pak muaj pas nisjes së akordit tre vjeçar, pavarësisht 10 fitoreve në 11 ndeshjet e para të La Liga, përfshirë triumfin në El Clásico. Para eksperiencës madrilene, tekniku bask kishte shkruar historinë e futbollit gjerman duke udhëhequr Bayer Leverkusen në fitimin e titullit të parë, historik, në Bundesligë në sezonin 2023-24, duke e mbyllur kampionatin i pamundur. Tani e pret sfida më e vështirë: të kthejë Chelsea në majat e futbollit europian.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI