Flash

Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare

Lapsi.al 17 May 2026
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para

Serbia po vazhdon përpjekjet për të ndikuar te elektorati serb në Kosovë edhe në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke u bërë thirrje serbëve të votojnë për Listën Serbe, subjekt politik që gëzon mbështetjen e plotë të Beogradit.

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, u ka bërë thirrje serbëve të zhvendosur nga Kosova që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe të votojnë për Listën Serbe.

Sipas mediave serbe, Petkoviç ka qëndruar në Kragujevc, ku është takuar me serbë të zhvendosur nga Kosova, duke i ftuar ata të mbështesin Listën Serbe në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Ju të gjithë e dini se po afrohen zgjedhje të tjera të rëndësishme. E kuptoj që njerëzit janë të lodhur, sepse kemi pasur shumë procese zgjedhore dhe një krizë të madhe politike e paqëndrueshmëri në Prishtinë, por varet nga ne të durojmë, të luftojmë dhe të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur, ashtu siç kemi qenë deri tani”, deklaroi ai.

Petkoviç e cilësoi fitoren e Listës Serbe si “garanci për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

“Ky është një tubim dhe një mundësi për t’ju ftuar të gjithëve të dilni në zgjedhje më 7 qershor dhe të votoni për Listën Serbe, sepse fitorja e saj në këto zgjedhje është garanci për mbijetesën e serbëve në Kosovë dhe siguri që ne do të vazhdojmë të ndërtojmë komunitetet tona dhe të investojmë në to”, tha ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI