Flash

Pamela Anderson në një romancë dashurie me Tom Cruise?

Lapsi.al 17 May 2026
Pamela Anderson në një romancë dashurie me Tom Cruise?

Aktorja Pamela Anderson duket se është gati t’i hapë sërish derën dashurisë, mes spekulimeve se mund të ketë nisur një lidhje me aktorin Tom Cruise.

Sipas një burimi të cituar nga Daily Mail, aktorja 58-vjeçare po “krijon hapësirë për dashurinë në jetën e saj”, pas disa viteve të ngarkuara ku u fokusua në rikthimin e saj profesional në industrinë e argëtimit.

Thashethemet për një afrim mes Anderson dhe Cruise nisën muajin e kaluar, pasi aktori 63-vjeçar thuhet se mbeti i impresionuar nga interpretimi i saj në filmin e rikthimit të madh, The Last Showgirl.

“Filmi bëri që shumë njerëz ta shihnin Pamelën në një këndvështrim krejt tjetër, përfshirë edhe Tom-in,” tha një burim për National Enquirer. “Ata kanë qenë në kontakt që prej asaj kohe.”

Burimi shtoi se mes tyre “ka pasur patjetër një shkëndijë”, ndërsa njerëz pranë Cruise e kanë vënë re këtë afrim.

Megjithatë, përfaqësuesit e Pamela Anderson dhe Tom Cruise nuk kanë komentuar ende mbi këto raportime.

Pamela Anderson u përfol më herët edhe për një romancë me kolegun e saj në The Naked Gun, Liam Neeson. Dyshja tërhoqi vëmendjen gjatë promovimit të filmit për shkak të kimisë së dukshme mes tyre.

Më vonë, Anderson konfirmoi se ata kishin qenë të përfshirë romantikisht për një periudhë të shkurtër, por vetëm pasi kishin përfunduar xhirimet.

Ndërkohë, Tom Cruise u lidh së fundmi me aktoren Ana de Armas, me raportime që pretendonin se lidhja e tyre përfundoi pasi ritmi i marrëdhënies po ecte shumë shpejt.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI