Flash

“Ky flamur nuk lejohet këtu”/ Incidenti me delegacionin serb në Eurovision (PAMJET)

Lapsi.al 17 May 2026
“Ky flamur nuk lejohet këtu”/ Incidenti me delegacionin serb

Gazetari Alberti Limani ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me një incident që, sipas tij, ndodhi gjatë festimeve për paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision në Qendrën e Mediave në Vjenë.

Sipas Limanit, teksa po festonte bashkë me kolegë të tjerë, një grua nga delegacioni i Serbia është afruar dhe ka tentuar t’u largojë flamurin e Kosovës, duke pretenduar se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u largua menjëherë. Në reagimin e tij, Limani theksoi se flamuri i Kosovës “do të valëvitet dhe do të lejohet gjithkund”, duke shtuar se ai dhe kolegët e tij do ta mbrojnë atë “me çdo kusht”.

"Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht", - shkruan Limani. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në aksin Lushnje-Berat

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë tip “Peugeot” me targa bullgare ka përfunduar në kanali...

10:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI