Flash

“Ky flamur nuk lejohet këtu”, gazetari tregon incidentin me serbët në Eurovision

Lapsi.al 17 May 2026
“Ky flamur nuk lejohet këtu”, gazetari tregon incidentin me

Gazetari Alberti Limani ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me një incident që, sipas tij, ndodhi gjatë festimeve për paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision në Qendrën e Mediave në Vienë.

Sipas Limanit, teksa po festonte bashkë me kolegë të tjerë, një grua nga delegacioni i Serbia është afruar dhe ka tentuar t’u largojë flamurin e Kosovës, duke pretenduar se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u largua menjëherë.

Në reagimin e tij publik, Limani theksoi se flamuri i Kosovës “do të valëvitet dhe do të lejohet gjithkund”, duke shtuar se ai dhe kolegët e tij do ta mbrojnë atë “me çdo kusht”.

"Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht.

Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht’, shkruan Limani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI