Flash

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi ndezin thashethemet për romancë

Lapsi.al 17 May 2026
Kendall Jenner dhe Jacob Elordi ndezin thashethemet për romancë

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kanë ndezur edhe më shumë thashethemet për një romancë mes tyre, pasi u fotografuan së bashku gjatë një pushimi në Hawaii.

Modelja 30-vjeçare dhe aktori i njohur nga “Euphoria”, 28 vjeç, u panë duke ngrënë mëngjes në Nourish Hanalei në ishullin Kaua’i, sipas fotove të publikuara nga DeuxMoi.

[embed]https://www.instagram.com/p/DYYUEwtDlGh/?img_index=1&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ%3D%3D[/embed]

Raportohet se dyshja kanë kaluar disa ditë në Kaua’i, ku janë parë duke pirë kafe, duke vizituar një dyqan vere dhe duke qëndruar në resortin luksoz North Shore Preserve.

Spekulimet për një lidhje mes Kendall dhe Jacob nisën që në prill, kur thuhej se ata ishin “shumë të afërt” dhe “duke u puthur” në afterparty-n e Justin Bieber gjatë festivalit Coachella.

Sipas mediave amerikane, lidhja mes tyre mund të ketë nisur që në shkurt dhe thuhet se motra e Kendall, Kylie Jenner  ishte ajo që luajti rolin e “shkueses” mes tyre.

Burime pranë çiftit kanë treguar se Kendall fillimisht ishte hezituese për shkak të miqësisë së gjatë me Elordi, por dinamika mes tyre “ka ndryshuar ndjeshëm” kohët e fundit. Më herët, Kendall Jenner ka qenë në lidhje me Bad Bunny dhe basketbollistin Devin Booker, ndërsa Jacob Elordi është përfolur për romanca me Olivia Jade, Kaia Gerber dhe Joey King.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI