Flash

Julianne Moore përballet me kritika pas komenteve në Kanë

Lapsi.al 17 May 2026
Julianne Moore përballet me kritika pas komenteve në Kanë

Julianne Moore ka shkaktuar debat në rrjet pas deklaratës së saj se nuk i pëlqejnë filmat me “shpërthime dhe armë”.

Gjatë një interviste në Festivalin e Filmit në Kanë, aktorja 65-vjeçare foli për projektet që dëshiron të realizojë në këtë fazë të karrierës së saj, duke theksuar se është gjithnjë e më pak e interesuar për histori të mbushura me dhunë artificiale.

“Nuk më pëlqen kur dikush vritet. Nuk më pëlqejnë shpërthimet dhe armët. Nuk më pëlqejnë dramat e ekzagjeruara apo tensioni i krijuar pa emocione reale,” u shpreh Moore.

Ajo shtoi se, në një kohë kur bota po përballet me probleme serioze, e ka të vështirë të investohet emocionalisht në histori që i duken “të rreme” apo të zbrazëta.

Megjithatë, deklaratat e saj nuk u pritën mirë nga të gjithë. Në rrjetet sociale, shumë fansa e akuzuan aktoren për hipokrizi, duke kujtuar se gjatë karrierës së saj ka luajtur në filma të mbushur me dhunë dhe armë.

“Kam humbur numrin e filmave ku ajo ka përdorur armë,” shkroi një komentues, ndërsa një tjetër ironizoi: “Artistët harrojnë filmat e tyre kur vjen koha për të dhënë leksione morali.”

Shumë përdorues përmendën rolet e saj në filma si “Hannibal” dhe seria “The Hunger Games”, ku dhuna dhe armët janë pjesë qendrore e historisë.

Megjithatë, pati edhe nga ata që e mbështetën aktoren, duke thënë se ajo ka të drejtë të ndryshojë mënyrën se si i sheh projektet artistike me kalimin e viteve.

Julianne Moore ndodhet në Festivalin e Kanës si fituese e çmimit “Women in Motion”, që vlerëson gratë që kanë ndikuar në avancimin e rolit të grave në kinema dhe shoqëri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI