Flash

“Isha në banak”/ Zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë që u grabit në Kamëz

Lapsi.al 17 May 2026
“Isha në banak”/ Zbardhet dëshmia e punonjëses

Një argjendari në Kamëz ra pre e grabitjes nga dy persona të maskuar të shtunën. Policia po vijon verifikimin e provave edhe në vendngjarje ku rezulton se autorët kanë marrë ar dhe argjend.

Në funksion të hetimit në pyetje është marrë edhe punonjësja e argjendarisë, e cila tha se nuk ka pasur asnjë përballje me autorët pasi në momentin e grabitjes ajo nuk ka qenë në banak por në pjesën e pasme të tij, në një prej ndarjeve të dyqanit.

“Nuk kam pasur asnjë përballje me autorët në momentin e grabitjes. Isha në banak, por në pjesën e pasme të tij”, rrëfeu punonjësja.

Deri më tani disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa uniformat blu kanë zbuluar itinerarin e autorëve. 

Sipas burimeve, autorët janë larguar menjëherë pas grabitjes në drejtim të Zallherrit, duke lëvizur me motor dhe gjithmonë të maskuar në çdo sekuencë filmike të pamjeve të kamerave të siguruara. Në një moment ata kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar me motor, por më pas kanë vijuar arratisjen.

Ndërkohë, policia shoqëroi disa persona me precedentë penalë në zonë për verifikim, nëse kanë lidhje me ngjarjen. Pavarësisht kontrolleve dhe shoqërimeve të kryera, autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë autorët e grabitjes. Hetuesit po analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje, ku rezulton se autorët kanë marrë sende ari dhe argjendi. /lapsi.AL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI