Flash

Ekspert serb për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë ndërkombëtarëve

Lapsi.al 17 May 2026
Ekspert serb për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i

Një jurist nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar stokun e dosjeve që ka mbërritur në mbi 150 mijë të tilla.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që, përpos ndërhyrjeve ligjore ku propozohet gjykim i shpejtë dhe pa trupa të përbëra nga tre gjyqtarë, t’i kërkohet ndihmë ndërkombëtarëve për të propozuar zgjidhje të evadimit të çështjeve, njësoj si formula që është implementuar në gjykatat e Selanikut dhe Athinës.

Eksperti që pritet të mbërrijë në Shqipëri quhet Dimitrije Sujeranoviç dhe ka qenë i angazhuar në problemet e stokut gjyqësor në Greqi.

Por a mjafton ekspertiza vetëm e huaj për të zgjidhur këtë çështje?

“Absolutisht jo, duhet të mbushet gjyqësori me gjyqtarë dhe prokurorë. Nuk është histori vetëm e një eksperti”, shprehet avokatja Gëzime Buçi.

“S’më duket zgjidhje, kemi avokatë dhe juristë në Shqipëri”, thotë avokatja Jilldiz Kastrati.

Mes propozimeve të KLGJ-së është edhe shmangia e gjykatave për uljen e dënimeve që do të kryhet nga burgjet, dhe aplikimi sa më shpesh i proceseve online. Por në përpjekjet për të gjetur zgjidhje, kjo e moshuar është mes dhjetëra qytetarëve që enden nëpër gjykata pa e ditur se çfarë fati ka çështja e familjarëve të tyre.

Backlog do të thotë më shumë punë për gjyqtarët dhe më shumë pritje për qytetarët.

Në shkallët e para ngarkesa për çdo gjyqtar arrin në 1 mijë dosje, ndërkohë që vetëm në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm stoku ka mbërritur në 55 mijë dosje./Top Channel

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI