Flash

OSHEE lë në errësirë Ministrinë e Brendshme dhe qendrën e Tiranës, habiten turistët

Lapsi.al 16 May 2026
OSHEE lë në errësirë Ministrinë e Brendshme dhe

Një ndërprerje e energjisë elektrike la për rreth 30 minuta në errësirë Ministrinë e Brendshme, një pjesë të qendrës së Tiranës, si edhe disa biznese dhe ambiente shërbimi në zonë.

Situata shkaktoi habi edhe te turistët që ndodheshin pranë sheshit qendror dhe zonës së Bunk’Art, të cilët u surprizuan nga mungesa e energjisë në zemër të kryeqytetit.

Sipas OSHEE-së, problemi u shkaktua nga një avari në nënstacionin “Qendër”. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri të ditur se ekipet ndërhynë menjëherë dhe rikthyen furnizimin me energji në zonat e prekura pas disa minutash.

Të këshilluara

Grabitet me armë një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë të shtunë, duke alarmuar pronarët dhe banorët e zonës. Policia njofton se ngja...

14:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI