Flash

Moti i keq/ IGJEO paralajmëron rrezik për përmbytje në këto zona

Lapsi.al 16 May 2026
Moti i keq/ IGJEO paralajmëron rrezik për përmbytje në

IGJEO ka ngritur alarmin për rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitjesh dherash në disa qarqe të vendit, si pasojë e reshjeve intensive dhe motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë vendin këtë fundjavë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshje mesatare deri intensive janë regjistruar në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Në disa zona reshjet janë shoqëruar me shtrëngata dhe rrufe, duke rritur rrezikun për probleme në zonat urbane. Instituti paralajmëron se intensiteti i lartë i reshjeve mund të shkaktojë vërshime uji dhe përmbytje të lokalizuara, kryesisht në qarqet Durrës, Shkodër dhe Lezhë, ku situata mbetet më problematike për shkak të kanalizimeve.

Sipas parashikimeve, era e fortë do të vijojë edhe gjatë orëve në vazhdim të së shtunës dhe gjatë natës, sidomos në zonat bregdetare dhe ato të ulëta. Të dielën pritet dobësim i saj, ndërsa reshjet do të jenë më të pakta në të gjithë vendin.

Të këshilluara

Grabitet me armë një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë të shtunë, duke alarmuar pronarët dhe banorët e zonës. Policia njofton se ngja...

14:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI