Flash

Mafia shqiptare dhe 'Ndrangheta' luftë për kontrollin e një vendi të Amerikës Latine

Lapsi.al 16 May 2026
Mafia shqiptare dhe 'Ndrangheta' luftë për kontrollin e

Një drejtues i lartë policor në Ekuador ka paralajmëruar për praninë në rritje të mafieve të huaja të lidhura me trafikun e drogës, përfshirë mafien shqiptare dhe organizatën italiane 'Ndrangheta, të cilat dyshohet se po veprojnë në aleancë me rrjete kriminale lokale.

Sipas kolonelit Renato González, këto struktura përdorin provincën El Oro si një pikë strategjike për trafikun ndërkombëtar të drogës, duke përfituar nga pozicioni i saj dhe dalja detare, si dhe nga mekanizmat e pastrimit të parave përmes kompanive dhe sistemit financiar.

Raporti lidh gjithashtu aktivitetin kriminal me organizata të tjera si karteli i Sinaloas dhe grupe të armatosura nga Kolumbia, të cilat lehtësojnë rrjedhën e drogës drejt Ekuadorit. Për më tepër, prania e mafies shqiptare është konfirmuar pas operacioneve të fundit policore.

Po ashtu shefi i policisë paralajmëroi për fragmentimin e bandave lokale si Los Lobos, gjë që ka intensifikuar dhunën, ndërsa vendi po përballet me një konflikt të brendshëm të armatosur dhe me kërcënime të reja si përdorimi i teknologjisë së avancuar në sulmet kriminale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI