Flash

Lejoi ndërtimet pa leje në Sarandë, shefi i Komisariatit: Po hetoja vrasjen

Lapsi.al 16 May 2026
Lejoi ndërtimet pa leje në Sarandë, shefi i Komisariatit: Po

Detaje të reja kanë dalë pas arrestimit të shefit të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari në kuadër të hetimeve për lejimin e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare.

Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Bashllari është shprehur se ditët e fundit kishte qenë i angazhuar me hetimin e vrasjes së pronarit të një karburanti në Sarandë dhe për këtë arsye nuk kishte pasur mundësi të merrej me rastet e ndërtimeve të paligjshme. AMP e akuzon atë, së bashku me disa efektivë të tjerë të komisariatit, për shpërdorim detyre dhe mosveprim ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil.

Në pranga kanë rënë gjithashtu një oficer krimesh dhe një specialist zone, ndërsa hetimet vijojnë edhe për punonjës të tjerë policie që dyshohet se kanë favorizuar ose kanë toleruar ndërtimet e paligjshme. Pak ditë më parë, autoritetet arrestuan edhe tetë punëtorë ndërtimi që po ngrinin një strukturë pa leje në det, ndërsa pronarja e objektit u shpall në kërkim.

Të këshilluara

Grabitet me armë një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë të shtunë, duke alarmuar pronarët dhe banorët e zonës. Policia njofton se ngja...

14:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI