Flash

Kadastra, drejt fundit regjistrimi fillestar në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

Lapsi.al 16 May 2026
Kadastra, drejt fundit regjistrimi fillestar në 108 fshatra nga Elbasani

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se po shkon drejt përfundimit procesi i Regjistrimit Fillestar në 108 fshatra, në një shtrirje territoriale që nis nga Elbasan dhe përfundon në Vermosh. Sipas ASHK-së, puna në terren tashmë është kryer plotësisht, duke përfshirë matjen e çdo parcele, pasqyrimin e çdo objekti dhe administrimin e dokumentacionit të pronësisë në bashkëpunim me banorët e zonave përkatëse.

ASHK bën me dije se gjatë fazës së afishimit, të gjitha të dhënat janë bërë publike në njësitë administrative, në drejtoritë vendore, si edhe në platformën online të Regjistrimit Fillestar në ASHK, në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi.

Sipas njoftimit, brenda muajit qershor, të 108 fshatrat do të pajisen me Regjistër Kadastral të plotë. Ky proces konsiderohet një hap konkret drejt forcimit të sigurisë juridike të pronës, si edhe avancimit të reformave të lidhura me procesin e integrimit europian të Albania.

Të këshilluara

Aksident në aksin Lushnje-Berat

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë tip “Peugeot” me targa bullgare ka përfunduar në kanali...

10:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI