Flash

Itali/ Makina përplas turmën e këmbësorëve në Modena, arrestohet 31-vjeçari maroken

Lapsi.al 16 May 2026
Itali/ Makina përplas turmën e këmbësorëve në

Një incident i rëndë është regjistruar në Modena të Italisë, ku një automjet me shpejtësi të lartë ka hyrë në një zonë të kufizuar për qarkullim dhe ka përplasur një grup këmbësorësh.

Autoritetet italiane kanë arrestuar 31-vjeçarin Salim el Koudri, shtetas italian me origjinë marokene, i lindur në Bergamo dhe banues në provincën e Modenës. Ai nuk kishte precedentë penalë, ndërsa mediat lokale raportojnë se dyshohet të ketë vepruar i shtyrë nga pakënaqësi personale, duke u ndjerë i ngacmuar.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur rreth shtatë persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa një grua raportohet se mund t’i nënshtrohet amputimit të të dyja këmbëve. Makina është përplasur gjithashtu me një vitrinë dyqani dhe një biçikletë, përpara se të ndalej në trotuar. Pas përplasjes, drejtuesi është larguar në këmbë dhe sipas dëshmitarëve, ka tentuar të sulmojë një kalimtar me thikë, por është ndaluar nga qytetarët deri në mbërritjen e policisë.

Në vendngjarje ndërhynë karabinierët, policia lokale dhe shërbimet e emergjencës, përfshirë helikopterë nga Bolonja dhe Pavullo. Kryebashkiaku i Modenës vlerësoi reagimin e qytetarëve që ndihmuan në neutralizimin e autorit, duke shmangur një tragjedi më të rëndë. Autoritetet kanë përjashtuar pistën e terrorizmit dhe po e hetojnë ngjarjen si akt kriminal individual, ndërsa dëshmitarët thonë se makina lëvizte me rreth 160 km/orë dhe përplasjet ishin të forta.

Të këshilluara

Shembet ura në Peqin, izolohen 9 fshatra

Moti i keq ka sjellë probleme në qarkun e Elbasanit, ku në Njësinë Administrative Karinë të bashkisë Peqin është shembur ura tip “Bailey” në fshatin Sinaballaj,...

18:40

Grabitet me armë një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë të shtunë, duke alarmuar pronarët dhe banorët e zonës. Policia njofton se ngja...

14:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI