Flash

Humbi jetën në aksident në Itali, identifikohet adoleshenti shqiptar

Lapsi.al 16 May 2026
Humbi jetën në aksident në Itali, identifikohet adoleshenti

Mbrëmjen e së premtes, një i ri shqiptar ka humbur jetën pranë Piazza Milite Ignoto në Monopoli. Viktima është identifikuar si Klevis Kalliu, 19 vjeç. Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte në sediljen e pasme të një automjeti tip "Mercedes". Ky mjet u përplas me një "Toyota Auris", në një goditje aq të fortë sa të dyja makinat kanë dalë jashtë kontrollit. Ato u përplasën edhe me disa mjete të tjera të parkuara, mes të cilëve dhe një furgon "Citroen".

Edhe pse mjekët tentuan ta risillnin në jetë 19-vjeçarin përmes masazhit kardiak dhe e transportuan me urgjencë në spitalin ‘San Giacomo’, i riu fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte. Nga aksidenti mbetën të lënduar lehtë edhe gruaja që drejtonte Toyota-n dhe një pasagjer te Mercedes-i. Autoritete bllokuan qarkullimin për disa orë për të kryer ekspertizën e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Shembet ura në Peqin, izolohen 9 fshatra

Moti i keq ka sjellë probleme në qarkun e Elbasanit, ku në Njësinë Administrative Karinë të bashkisë Peqin është shembur ura tip “Bailey” në fshatin Sinaballaj,...

18:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI