Flash

Zbulohet lista e të ftuarve në dasmën e Taylor Swift dhe Kelce

Lapsi.al 15 May 2026
Zbulohet lista e të ftuarve në dasmën e Taylor Swift dhe Kelce

Trajneri i Kansas City Chiefs, Andy Reid, ka konfirmuar me humor se do të marrë pjesë në dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce, me një kusht të thjeshtë: nëse kostumi i tij i dasmës i përshtatet ende deri atëherë.

I pyetur gjatë një interviste radiofonike në emisionin “The Fan” nëse kishte marrë ftesë për ceremoninë, 68-vjeçari u përgjigj me shaka: “Me shumë gjasë po.” Më pas ai shtoi: “Nëse nuk e kam tejkaluar kostumin tim deri atëherë, do të shkoj.”

Reid u shpreh gjithashtu i lumtur për çiftin, duke theksuar se ajo që ka më shumë rëndësi është dashuria mes tyre dhe jo madhësia e spektaklit rreth martesës.

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce, raportohet se do të zhvillohet në New York më 3 korrik.

Sipas raportimeve, në listën e të ftuarve priten edhe emra të njohur si Selena Gomez, Gigi Hadid, Zoë Kravitz dhe Graham Norton.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI