Flash

Tentoi të vriste me armë një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Lapsi.al 15 May 2026
Tentoi të vriste me armë një person në një lokal

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka tentuar të vriste me armë zjarri një person në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9 në Durrës.

Arrestimi i të riut u realizua në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, si rezultat i koordinimit të veprimeve ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe policisë së Kamzës, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”.

Gjykata e Durrësit, në mars 2026, i kishte caktuar shtetasit F. B. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Ai dyshohet se më 15 dhjetor 2025, së bashku me tre persona të tjerë, ka tentuar të vrasë shtetasin F. K. në lokalin e lagjes nr. 9. Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 15 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3  Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95....

08:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI