Flash

Spanja bojkotoi Eurovizionin nga Izraeli, Sanchez: Jemi në anën e duhur të historisë

Lapsi.al 15 May 2026
Spanja bojkotoi Eurovizionin nga Izraeli, Sanchez: Jemi në anën e

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, mbrojti vendimin e vendit të tij për të mos marrë pjesë në Eurovision këtë vit, si shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.

Në një video të publikuar në platformën X, Sanchez tha se Spanja është “e bindur se ndodhet në anën e duhur të historisë”.

“Ky vit do të jetë ndryshe. Nuk do të jemi në Vjenë, por e bëjmë këtë me bindjen se jemi në anën e duhur të historisë”, deklaroi ai.

Konkursi Evropian i Këngës, Eurovision Song Contest 2026, këtë vit po zhvillohet në Vjenë, mes tensioneve dhe protestave lidhur me luftën në Gaza.

Sipas raportimeve, ceremonia e gjysmëfinales së parë u shoqërua me protesta që kërkonin përjashtimin e Izraelit nga konkursi.

Për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, transmetuesit publikë të pesë vendeve, Spanjës, Holandës, Irlandës, Islandës dhe Sllovenisë, kanë bojkotuar edicionin e këtij viti.

Eurovision 2026 po konsiderohet si konkursi me numrin më të ulët të pjesëmarrësve që prej vitit 2003, me vetëm 35 vende në garë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI