Flash

Putin pas Trump në Pekin/ Kremlini: Do të marrim informacion për çfarë u diskutua

Lapsi.al 15 May 2026
Putin pas Trump në Pekin/ Kremlini: Do të marrim informacion për

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, foli në konferencën e tij të përditshme të premten mbi rezultatin e vizitës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Kinë si edhe për vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin, po në Kinë.

Sipas Peskov, Putin do të udhëtojë shumë shpejt për në Kinë dhe përgatitjet për vizitën e tij kanë mbaruar.

“Në fakt, vizita do të zhvillohet shumë shpejt. Përgatitjet për vizitën kanë mbaruar me të vërtetë, pasi janë zhvilluar konsultime dhe është rënë dakord për të gjitha detajet kryesore të vizitës”, u shpreh Peskov.

Sai përket vizitës së fundit të presidentit amerikan Donald Trump, Kremlini u shpreh se po ndjek nga afër raportet e medias në lidhje me vizitën e Trump në Kinë dhe gjithashtu shpreson të marrë informacion të dorës së parë gjatë vizitës së ardhshme të Putinit në Kinë. “Ne po ndjekim nga afër raportet në media dhe gjithashtu presim të marrim informacion direkt sapo të mbërrijmë në Kinë.” 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI