Flash

Netanyahu flet me krenari: Dy vitet e fundit i treguam botës forcën tonë

Lapsi.al 15 May 2026
Netanyahu flet me krenari: Dy vitet e fundit i treguam botës forcën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se forcat izraelite kontrollojnë aktualisht 60% të territorit të Rripit të Gazës.

Kjo është hera e parë që Izraeli konfirmon zyrtarisht zgjerimin e zonës nën kontrollin e tij në enklavën palestineze, pas dy vitesh lufte.

“Gjatë dy viteve të fundit i treguam gjithë botës forcën e popullit tonë, të shtetit tonë, të ushtrisë sonë dhe të trashëgimisë sonë”, tha Netanyahu gjatë deklaratave për “Ditën e Jerusalemit”.

Ai shtoi se Izraeli ka arritur të kthejë të gjithë pengjet dhe se nuk ka hequr dorë nga asnjë territor.

“Disa na thanë të tërhiqeshim, por ne nuk u larguam. Sot kontrollojmë 60% të territorit. Nesër do të shohim”, u shpreh ai.

Deklaratat vijnë në një kohë kur përplasjet në Gaza vazhdojnë, ndërsa Izraeli dhe Hamas akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor, dy vite pas nisjes së luftës që shpërtheu pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Faza e parë e marrëveshjes përfshiu lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Megjithatë, bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes, që parashikon çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite, kanë mbetur të bllokuara prej javësh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mbi 850 palestinezë janë vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se pesë ushtarë izraelitë kanë humbur jetën në Gaza gjatë së njëjtës periudhë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI