Flash

Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë, takim me Albin Kurtin

Lapsi.al 15 May 2026
Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë,

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos sot do të jetë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.  Konkretisht takimi me Haxhiun do të mbahet në ora 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kos do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë. Takimi do të mbahet në ora 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftim.

Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve, ku presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendi.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 15 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3  Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95....

08:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI