Flash

I dënuar me burg nga GJKKO, arrestohet anëtari i grupit të strukturuar kriminal

Lapsi.al 15 May 2026
I dënuar me burg nga GJKKO, arrestohet anëtari i grupit të

Policia ka vënë në pranga Marcel Liçaj, i njohur edhe me emrin Marcel Grembi, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhër të GJKKO-së. Ai dyshohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në trafikun e lëndëve narkotike drejt vendeve të Bashkimit Europian. Për të, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest me burg”.

“Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Marcel Liçaj alias Marcel Grembi, të cilit GJKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në vendet e BE-së”, informon policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI