Flash

E pazakontë/ Një fëmijë kopshti gjen një “thesar” në parkun e lojërave në Berlin

Lapsi.al 15 May 2026
E pazakontë/ Një fëmijë kopshti gjen një
Një fëmijë kopshti në Wilmersdorf të Berlinit bëri një zbulim të papritur të hënën e 11 majit, teksa po luante në një park lojërash ku zbuloi një “thesar” më vlerë. Sipas një njoftimi të policisë së kryeqytetit gjerman, monedha argjendi, bizhuteri ari, ora dore me vlerë të lartë, kartëmonedha 200-euroshe, me një vlerë totale prej 6,000 eurosh dhe një shufër e vogël ari u gjetën të groposura në tokë dhe nën shkurre. "Po. E lexuat saktë. Një fëmijë gjeti një thesar të vogël teksa po luante. Sinqerisht tani - kush nuk do të shikonte pak më me kujdes nëpër shkurre herën tjetër që viziton një park lojërash?", - shkroi me shaka deklarata e Policisë. Fëmija njoftoi një mësuese kopshti dhe njërin prej prindërve, të cilët mblodhën sendet me vlerë dhe ia dorëzuan policisë. Pronari nuk është identifikuar ende. Policia po heton për të përcaktuar nëse sendet janë të vjedhura. ©LAPSI.al
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Polizei Berlin (@polizeiberlin)

Të këshilluara

Arrestohet shefi i komisariatit të Sarandës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar këtë të premte një operacion lidhur me fenomenin e ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil. Në fokus ishte verifik...

21:54

Moti i trazuar godet Ballkanin në fundjavë

Një valë e fortë të ftohti që po përfshin Europën ka nisur të ndikojë edhe në Ballkan dhe rajonin e Mesdheut, ku gjatë fundjavës pritet mot i paqëndrueshëm me s...

18:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI