Flash

Durrës/ Pranga 23-vjeçarit të shpallur në kërkim për tentative νrasje të një personi

Lapsi.al 15 May 2026
Durrës/ Pranga 23-vjeçarit të shpallur në kërkim

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën e tentativës për vrasje me paramendim. I riu me inicialet F.B ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 15 dhjetor 2025 në ambientet e një lokali në Durrës, ku ka tentuar që të vrasë me armë zjarri një person.

Ndaj tij, gjykata e Durrësit kishte dhënë në muajin mars masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Sipas policisë, ai ka tentuar që të qëllojë personin tjetër në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz, u kap në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, shtetasi i shpallur në kërkim, F. B., 23 vjeç.

Gjykata e Durrësit, në muajin mars, 2026, i ka caktuar shtetasit F. B., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 15.12.2025, në lagjen nr. 9, në ambientet e një lokali, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, shtetasin F. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 15 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3  Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95....

08:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI