Flash

Berisha: Pas "shtëpive të barit" dhe të Bitcoin-it qëndron Olsi Rama

Lapsi.al 15 May 2026
Berisha: Pas "shtëpive të barit" dhe të Bitcoin-it

Kryedemokrati Sali Berisha duke folur në tryezën për sigurinë, ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsi Rama, për lidhje me krimin e organizuar, pastrimin e parave, call center-at mashtruese dhe aktivitetet e Bitcoin-it në vend.

Ai deklaroi se, ‘shtëpitë e barit’ dhe ‘shtëpitë e Bitcoin-it’ janë kthyer në ‘kuçedrat e energjisë’ në Shqipëri dhe se pas tyre qëndron Olsi Rama.

"Sapo erdhën në pushtet, në një kohë kur absolutisht gjatë vitit 2013, sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar në Itali që ka kaluar nga Shqipëria ka qenë 12.6 kg. Kaq ka qenë.

Sapo erdhën në pushtet u instalua këtu fabrika më e madhe e kokainës me alkimistët kolumbianë, e tëra nën patronazhin e Olsi Ramës, Edi Ramës, në menaxhim të hakmarrjes për drejtësi.

Pra, narkoshteti ka një arkitekt dhe ky është Edi Rama. Por, çfarë ndodh? Ky vend për fat të keq është shndërruar në plaçkitësin më të keq të qytetarëve evropianë, me një zinxhir të pafund call centrash. Absolutisht, nën patronimin dhe mburojën totale të të komisariateve të policisë, të komisarëve të paguar nga 5000 deri në 10000 euro në muaj.

Nën kryesinë e Olsi Ramës. Po. Amant Josifi, i cili u diktua si eksponent kryesor i grupit Milton, që kishte grabitur, plaçkitur qytetarët evropianë mbi 2 miliardë euro, ishte një lejtnant i Olsi Ramës.

Dhe sot janë me qindra call centra që ditë e natë mashtrojnë dhe vjedhin qytetarë italianë, gjermanë, francezë, austriakë, me radhë, të gjithë me radhë. Bitcoin, e ka familja Rama.

Mos harroni kurrë një deklaratë të Ardian Çelës në parlament. Çfarë tha? Energjinë, ku kuçedra e energjisë në Shqipëri janë dy: shtëpitë e barit dhe shtëpitë e Bitcoin-it. Shtëpitë e Bitcoin-it janë ekskluzivitet, patronazh i Olsi Ramës. Po, e bëri deklaratën.

Bëri një deklaratë shumë të guximshme. Këto janë se vendi s'kishte energji. Kuçedrat e energjisë janë shtëpitë e barit dhe shtëpitë e Bitcoin-it.

Ndaj dhe kjo situatë dramatike, ku krimi vendos, psikologjia e kriminelet është një psikologji, po bëhet një psikologji e lavdërueshme, dominuese, sepse mbështetet nga pushteti" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Moti i trazuar godet Ballkanin në fundjavë

Një valë e fortë të ftohti që po përfshin Europën ka nisur të ndikojë edhe në Ballkan dhe rajonin e Mesdheut, ku gjatë fundjavës pritet mot i paqëndrueshëm me s...

18:55

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në qytetin e Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas in...

16:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI