Flash

Bashkimi Europian e sheh teknologjinë kineze si rrezik

Lapsi.al 15 May 2026
Bashkimi Europian e sheh teknologjinë kineze si rrezik

Komisioni Europian ka ndërmarrë hapa për të bllokuar financimin e teknologjisë diellore të prodhuar në Kinë, për shkak të frikës se kjo teknologji mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë e rrjetit elektro-energjetik europian dhe madje të shkaktojë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike. Vendimi i konfirmuar më 4 maj, pasqyron shqetësimin në rritje në Bruksel se varësia e Europës nga teknologjia e gjelbër kineze e bën Bashkimin Europian më të cenueshëm ndaj rreziqeve të sigurisë.

Ndalimi i financimit fokusohet tek inverterët solarë, të cilët shpesh përshkruhen si truri i sistemeve të prodhimit të energjisë diellore. Këta inverterë janë pajisje që shndërrojnë energjinë diellore në energji elektrike të përdorshme. Ata janë të lidhur me internetin dhe shpesh mund të kontrollohen nga distanca për qëllime mirëmbajtjeje dhe përditësimi të softuerit.

“Të gjitha kompanitë që prodhojnë invertorë kanë diçka të ngjashme me një çelës fikjeje”, deklaroi për DW Kristof Podevils, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Europian për Prodhimin e Pajisjeve Solare.

Ky “çelës fikjeje” dhe lidhjet e tjera në distancë zakonisht përdoren për arsye sigurie ose për stabilizimin e rrjetit. Por ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se, në skenarin më të keq, hakerët ose aktorë armiqësorë ndaj shteteve mund t’i shfrytëzojnë këto lidhje për të prishur furnizimin me energji elektrike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI