Flash

Zbukohen artistët që do të performojnë në FIFA World Cup 2026

Lapsi.al 14 May 2026
Zbukohen artistët që do të performojnë në FIFA World

Madonna, Shakira dhe grupi korean BTS janë shpallur artistët kryesorë të spektaklit të parë historik “halftime show” në finalen e FIFA World Cup 2026.

Lajmi u bë publik nga faqja zyrtare e FIFA World Cup në Instagram, ku u konfirmua se tre artistët do të performojnë më 19 korrik në stadiumin MetLife në New Jersey, gjatë finales së madhe të Botërorit 2026.

“Skena më e madhe në botë. Një qëllim edhe më i madh”, shkruhej në postimin zyrtar të FIFA-s.

Ky do të jetë spektakli i parë i këtij lloji në historinë e Kupës së Botës, duke sjellë një format të ngjashëm me “Super Bowl Halftime Show” në futbollin ndërkombëtar.

Gjithashtu është bërë e ditur se frontmeni i grupit Coldplay, Chris Martin, do të jetë kuratori artistik i spektaklit.

Sipas FIFA-s, eventi do të mbështesë edhe “FIFA Global Citizen Education Fund”, një iniciativë globale që synon të mbledhë 100 milionë dollarë për të ndihmuar fëmijët në mbarë botën me arsim cilësor dhe akses në futboll.

Organizatorët kanë njoftuar se nga çdo biletë e shitur për ndeshjet e Botërorit 2026, një dollar do të dhurohet për këtë fondacion.

Ndërkohë, artistë të tjerë si Tyla, Katy Perry, Future, J Balvin dhe Michael Bublé do të performojnë në ceremonitë hapëse të turneut.

Botërori 2026 do të organizohet nga United States, Mexico dhe Canada, ndërsa turneu nis më 11 qershor 2026.

Të këshilluara

James Franco rikthehet në Cannes pas akuzave

James Franco është rikthyer në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes 2026, shtatë vite pasi karriera e tij në Hollywood u godit nga akuzat për sjellje...

16:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI