Flash

Tetëmbëdhjetë minator bllokohen në minierën e Stantërgut/ Do të evakuohen së shpejti

Lapsi.al 14 May 2026
Tetëmbëdhjetë minator bllokohen në minierën e

Tetëmbëdhjetë minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në minierën e Stantërgut që nga ora 01:30 e mëngjesit të 14 majit, bëri të ditur gjiganti metalurgjik Trepça. Sipas njoftimit, ata priten të evakuohen “në mënyrë të sigurt” brenda dy orësh. Trepça tha se deri te bllokimi i minatorëve erdhi pasi mëngjesin e së enjtes pati ndërprerje të energjisë elektrike në njësinë biznesore dhe fltacionin e Stantërgut, duke bërë që minatorët të bllokoheshin.

Ndërmarrja tha se në momentin e ndërprerjes së rrymës në minierë ishin 47 punëtorë, teksa 29 prej tyre arritën të largoheshin dhe të dilnin mbi sipërfaqen e tokës.

“Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion”, u tha në njoftim.

Ndërmarrja tha se punëtorët e bllokuar në Stantërg që gjendet afër Mitrovicës janë të sigurt, teksa ekipet po punojnë për rikthimin e furnizimit të energjisë elektrike.

Edhe në të kaluarën, në minierat e Trepçës ishin ngujuar minatorë, për shkak të problemeve me energji elektrike, por edhe telasheve të tjera. Shembull, më 2023 për shkak të një defekti të energjisë elektrike në një ashensor, disa minatorë kishin mbetur qindra metra nën tokë për disa orë.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Sindikatat e minatorëve shpesh janë ankuar se minatorët punojnë pa mjete adekuate pune dhe në kushte të rrezikshme./REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI