Flash

"Rama nuk e kaloi testin e Europës"/ Bardhi: Vendet po na vendosin kusht pas kushti

Lapsi.al 14 May 2026
"Rama nuk e kaloi testin e Europës"/ Bardhi: Vendet po na

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka bllokuar procesin e integrimit në BE pasi zgjodhi të mbrojë Belinda Ballukun. Në seancën maratonë në Kuvend, Bardhi deklaroi se Rama nuk e kaloi testin e BE dhe tashmë Europa po na vendos kusht pas kushtesh për procesin e integrimit.

Bardhi foli për fushatën zgjedhore të PS-së, duke theksuar se Rama u premtoi shqiptarëve pasaportë të BE, por sipas tij e vetmja gjë për të cilën ka nevojë Shqipëria është të mbyllë edhe kapitullin e dështuar të Edi Ramës.

“Po i ngop shqiptarët me lugën bosh të 2030. U premtoi shqiptarëve në zgjedhje pasaportë të BE. Prezantonte pasaportën e Shqipërisë sikur Tirana të ishte bërë anëtare e BE, para pak muajsh e harroi premtimin dhe na tha se kishte disa vende të BE që nuk na duan. Disa javë më parë firmosi me Vuçiç tërheqjen nga anëtarësimi i plotë dhe i menjëhershëm, ndërsa sot ka sjellë një raport ku letra është shumë larg realitetit, në realitet nuk është se ndonjë vend anëtar i BE na e ka me hile, e vërteta është se është Rama që na e ka me hile. Ai zgjodhi Ballukun para BE. Rama nuk e kaloi testin e Europës dhe sot vendet e BE po na vendosin kusht pas kushtesh duke shprehur hapur mosbesimin ndaj kësaj qeveri. Në letrat e dhe raportet e Ramës çdo gjë duket perfekte, por Europa nuk është propagandë, është barazia para ligjit të cilin Rama e shkeli me të dyja këmbët për hatër të Ballukut. Europa nuk është noter i qeverisë, është llogaridhënie, të lejosh opozitën të ngrejë komisione hetimore, të mos u fshihesh interpelancave. Alternativa jonë është një Shqipëri ku integrimi Europian nuk përdoret si propagandë, apo si monedhë politike për të negociuar heshtjen ndaj korrupsionit, për ne është standard qeverisje. Kjo është arsyeja pse vendit i duhet ndryshim politik, Shqipëria nuk ka nevojë të hapë kapitujt me Europën, ka nevojë të mbyllë kapitullin e pandëshkueshmërisë dhe kapitullin e dështuar të Ramës”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI