Flash

"Qenin e futën në kazan me zift"/ Braçe denoncon barbarinë ndaj kafshëve në Tiranë

Lapsi.al 14 May 2026
"Qenin e futën në kazan me zift"/ Braçe denoncon

Erion Braçe ka publikuar fotot e tmerrshme të kafshëve të vrara në Tiranë nga barbaria e njerëzve, por edhe nga barbaria e institucioneve publike. Ai akuzoi zyrtarë publikë që organizojnë helmime masive të kafshëve në Tiranë, ndërsa publikoi edhe qentë e helmuar nga strehëzat e bashkisë së Tiranës, sipas një skandali të denoncuar në vitin 2017.

"Helmim nga autoritetet, më lejoni t'i quaj barabare, që sillen rrugëve duke helmuar qen. Barbarë! Barbari si këto që korrektohen nga sjellja e njerëzve që duan kafshët dhe që evidentojnë pikërisht këtë gjë. A doni t'ua tregoj?

Shihni këto foto! Kështu i helmojnë qentë në Tiranë, me ushqim të helmuar, i vënë para tyre dhe i ngordhin. Me helm. E ndaluar totalisht nga ligji, e konsideruar krim nga kodi penal i republikës së Shqipërisë. Ku ka vdekje më të tmerrshme, apo ngordhje në këtë rast, se sa helmimi në këtë farë feje! Në rrugët e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Kjo gjë është masive, e bërë nga njerëz por e bërë edhe nga zyrtarë të institucioneve. Ka edhe më dhe ka të bëjë me barbarinë e njerëzve, shihni këto pamje, Ky është një qen i hedhur në një kazan me zift për ta ngordhur atje. Për fat nuk dha shpirt, e gjetën njerëz që i duan kafshët. Apo në krahun tjetër, ajo që është më e rënda, mënyra se si trajtohen në këto strehat e bashkive, është barbaria në kufijtë e institucioneve publike. Urdhëroni! Kjo është në Tiranë, shikoni si i vrasin kafshët në strehëza" tha Braçe ndërsa tregonte fotot e qenve të ngordhur.

Braçe kishte kërkuar sot interpelancë me ministrin e Bujqësisë, pasi kishte parashtruar disa nga shqetësimet e tij në lidhje me kafshët e rrugës dhe groposjen dhe djegien e tyre pas ngordhjes.

Teksa ka dalë në foltore Braçe u shpreh se është mungesë respekti ndaj Kuvendit që ministri i Bujqësisë me të cilin kishte kërkuar interpelancë, nuk ndodhej në sallë dhe se këtë ‘përballje’ ia kishte deleguar ministrit për pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Braçe akuzoi për masakrën e qenve drejtorët e Ministrisë së Bujqisë dhe vetë Ministrin, Andis Salla dhe kryetarët e bashkive që sipas tij kanë ngritur një mur gjigand mes atyre që i duan kafshët dhe atyre që janë indiferentë ndaj këtyre barbarive. Deputeti i PS propozoi një ligj të ri për mbrojtjen e kafshëve dhe ndryshime në Kodin Penal për dënime më të ashpra ndaj atyre që i vrasin dhe keqtrajtojnë kafshët.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI