Flash

Perez akuzon Barçën: “7 tituj na i kanë vjedhur”. Blaugranat: “Na erdhi keq për të”

Lapsi.al 14 May 2026
Perez akuzon Barçën: “7 tituj na i kanë vjedhur”.

Mbreti është lakuriq. Metafora e përdorur si nga El Mundo, ashtu edhe nga El Periódico, gazetat politike të Madridit dhe Barcelonës, është fotografia më e mirë për të përshkruar konferencën surreale për shtyp të Florentino Perez pasditen e djeshme. Konteksti historik: presidenti i Real Madrid nuk kishte dhënë konferencë për shtyp që nga viti 2015, ndërsa takimi me mediat u njoftua pas orës 16:00 për në orën 18:00. Gjithçka me nxitim.

SULMI NDAJ BARÇËS

Perez sulmoi frontalish Barcelonën e ish-partnerit të tij në projektin e Superligës, Joan Laporta, për çështjen Negreira: “Rasti më i madh i korrupsionit në historinë e futbollit. Kemi gati një dosje me 500 faqe që do t’ia dërgojmë UEFA-s që të ndërhyjë, ndërsa presim edhe vendimin e procesit penal. Që kur kam ardhur në vitin 2000 kemi fituar 7 Champions dhe vetëm 7 Liga, sepse 7 Liga të tjera na janë vjedhur. Nuk mund të lejojmë që të vazhdojnë të jenë aktivë arbitra të paguar nga Barcelona. Këtë vit arbitrat na kanë hequr 18 pikë, kush shikon Real Madrid TV e di”. Barcelona ka bërë të ditur se po vlerëson veprime ligjore.

“MË ERDHI KEQ PËR TË”

Barcelona po dje, përmes një komunikate, njoftoi se po shqyrton veprime ligjore, ndërsa sot reagoi përmes Rafa Yuste, presidentit që zëvendëson Laportën deri më 1 korrik, datë kur nis mandati i tij i ri: “Fjalët e Florentino Perez më dukën patetike dhe plot gënjeshtra. Ai ngriti një perde tymi për të mbuluar katastrofën sportive që e shoqëron prej dy vitesh dhe nuk po shkon askund. Shtatë Liga të vjedhura, është krejtësisht e pavërtetë dhe ne do të mbrohemi. Zyra jonë ligjore po e studion rastin, ka një vijë të kuqe që nuk mund të kalohet. Nuk e pashë konferencën drejtpërdrejt, por më pas: nuk më bëri as të qesh e as të qaj, më erdhi keq për të”.

IMAZHI

Përgjegjësi i zyrës së shtypit të Madridit ishte i dëshpëruar: donte ta mbyllte konferencën pas 5 pyetjesh, por Florentino nuk donte të largohej. “Po argëtohem pafund këtu”, dhe vazhdonte të përsëriste të njëjtat gjëra. Një imazh surreal, absurd, i papërshtatshëm, jashtë çdo mase. Asgjë që të ketë lidhje me vlerat e madridizmit për të cilat presidenti i “Casa Blanca” flet aq shumë. Spanja qeshi, u turpërua për të, u gëzua duke e parë në atë gjendje, u përkul përballë vështirësisë së “Lider Maximo”. Jo, askush nuk e priste një spektakël të tillë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI