Flash

Pas rehabilitimit, Britney Spears përfshihet në një tjetër incident

Lapsi.al 14 May 2026
Pas rehabilitimit, Britney Spears përfshihet në një tjetër

Britney Spears është përfshirë sërish në një incident që ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë, pasi raportohet se ka shkaktuar skena “kaotike” gjatë një darke në një restorant në Los Angeles.

Sipas TMZ, këngëtarja 44-vjeçare ndodhej në restorantin Blue Dog Tavern në Sherman Oaks së bashku me dy miq, kur thuhet se nisi të bërtiste, të ngrinte zërin dhe madje të imitonte lehje qeni, duke shqetësuar klientët e tjerë.

Një dëshmitar pretendoi se Spears u pa duke kaluar pranë tavolinave me një thikë në dorë, gjë që krijoi frikë tek disa klientë se ajo mund të lëndonte dikë aksidentalisht. Megjithatë, përfaqësuesit e artistes mohuan kategorikisht raportimet, duke deklaruar se Britney po përdorte thikën vetëm për të prerë hamburgerin e saj.

Po ashtu, stafi i restorantit thuhet se i kërkoi shokut të Spears që ta bindte këngëtaren të fikte cigaren që kishte ndezur pranë hyrjes së lokalit.

Burime për TMZ thanë se në fund të darkës tavolina e saj dukej “si të kishte qenë një fëmijë i vogël aty”, ndërsa më pas Britney u largua nga ambienti e shoqëruar nga ekipi i saj i sigurisë.

Përfaqësuesi i këngëtares reagoi më vonë për mediat, duke i quajtur raportimet “të ekzagjeruara”.

"Britney po shijonte një darkë të qetë me asistenten dhe truprojën e saj. Ajo thjesht po tregonte një histori për qenin e saj që lehte ndaj fqinjëve,” deklaroi ai.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI