Flash

Panucci “ul” Interin pas triumfit në Kupë: “Mjaft e përkëdhelët, bëri atë që duhej”

Lapsi.al 14 May 2026
Panucci “ul” Interin pas triumfit në Kupë: “Mjaft e
Inter fitoi finalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios (0-2) në një ndeshje të dominuar, por të kushtëzuar edhe nga gabimet e rënda të bardhekaltërve. “Supremaci absolute!”… në studion e Mediaset moderatorja Monica Bertini lavdëroi sezonin e madh të zikaltërve, të cilët u ngritën pas zhgënjimit të vitit të kaluar kur mbetën pa trofe dhe panë Napolin t’u rrëmbente titullin në javën e fundit. Christian Panucci, ish-tekniku i kombëtares së Shqipërisë, shkoi kundër rrymës dhe frenoi entuziazmin, duke i dhënë – sipas tij – dimensionin real asaj që ka bërë skuadra e teknikut Chivu. “Inter bëri sezonin që duhej të bënte – shpërtheu ish-mbrojtësi drejtpërdrejt, duke habitur edhe të pranishmit –. Por në Europë nuk e bëri…”. Kritika e tij ishte e qartë: nuk i pëlqen toni tepër entuziast për të ekzaltuar diçka që për një skuadër si Interi duhet të jetë normalitet, pra fitimi i trofeve. Dhe sipas tij gjithë ky patetizëm është i ekzagjeruar. “Goditjen morale pas vitit të kaluar? E kanë marrë të gjithë në futboll, por askush nuk shkoi në terapi intensive…”. Ai e shpjegoi më mirë pak më vonë, ndërsa në sfond vazhdonin pamjet e festës zikaltër: “Këtu duket sikur po e përkëdhelim gjithmonë këtë skuadër pas humbjeve të vitit të kaluar, hajde mo… dhe po e përsëris: nuk kanë përfunduar në spital në terapi intensive!”.

Lexo më tej: Inter bën dopietë, Lazio dominohet në finale: Chivu si Mou, pas titullit edhe Kupa

Panucci këmbënguli dhe theksoi konceptin me një tjetër reflektim që tingëlloi si një notë ndryshe nga atmosfera triumfaliste: “Më duket sikur duan gjithmonë ta mbrojnë skuadrën pas një humbjeje… janë lojtarë të fortë dhe luajnë te Interi, është normale që duhet të fitojnë. Por futbolli është kështu: mund të humbësh dhe më pas ngrihesh e fiton. Duket sikur kanë bërë një mrekulli, por nuk më duket kështu”. Një mendim i fortë ai i ish-teknikut të Kombëtares kuqezi Panucci. Më pas ai sqaroi se gjykimi i tij nuk ishte negativ dhe se vlerësonte sezonin e zikaltërve, por sipas tij narrativa rreth kësaj skuadre duhet rikthyer në dimensionet e duhura. “Nëse duhet të jap një notë, për mua sezoni është 8.5 – shtoi ai në fund – por në Europë kanë bërë keq (referenca është për dy humbjet ndaj Bodo/Glimt në Champions). Dhe objektivi i parë nuk mund të jetë kampionati”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI