Flash

“Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

Lapsi.al 14 May 2026
“Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet

U shfaq papritur mbrëmjen e së enjtes në “prime time” një nga emrat më të lakuar të muajve të fundit, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Për të SPAK ka ngritur akuza të rënda që kanë të bëjnë me manipulimin e tenderëve me miliona euro dhe përfshirje në “grup të strukturuar kriminal”.

Ajo që pritej ishte një përballje me akuzat e rënda, lidhjet e saj me Ergys Agasin, një tjetër emër të bujshëm, por që mbetet në arrati, dhënie llogarie se si ndaheshin paratë publike duke manipuluar tenderat, rrëmbimet e biznesmenëve që prishnin punë, dy apartamentet dhe një vilë në Qerret, takimet me Agasin, arkat e verës të mbushura me euro... por asgjë.

Në fakt intervista rezultoi një lavazh i figurës së Karçanajt që u përlot disa herë dhe që “i qahej halli” se mediat i kishin rënë në qafë duke i përmendur emrin në një gjyq publik.

Karçanaj përsëriste fraza të gatshme se “e kishin futur në thertoren e gjësë së gjallë” se “AKSHI kishte bërë revolucion” dhe “AKSHI kishte bërë krenarë shqiptarët”, se ajo jetonte në një shtëpi me qera që e kishte marrë qëllimisht pranë punës që të mos humbte kohë në rast emergjente, se nuk kishte makinë dhe se vila e Qerretit nuk ishte e saj, por e marrë vetëm gjatë verës “si të gjithë shqiptarët që shkojnë me pushime”.

Aq shumë u përsëritën këto fraza sa në një moment u duk se kishte një defekt teknik në regjinë e TCH sepse frazat po përsëriteshin edhe një herë nga e para.

Karçanaj, akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal), “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim parash”.

Nga hetimet e SPAK, ajo është e dyshuar në manipulimin dhe favorizimin e paligjshëm në rreth 12 tendera publikë të zhvilluar nga AKSHI. Ajo dyshohet se ka vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të orientuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI