Flash

Berisha nga foltorja e Kuvendit akuza të ashpra për qeverinë dhe ish-zv/kryeministren

Lapsi.al 14 May 2026
Berisha nga foltorja e Kuvendit akuza të ashpra për qeverinë dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra nga foltorja e Kuvendit, duke sulmuar qeverinë dhe duke e cilësuar ish-zv/kryeministren Belinda Balluku si “kryehajduten më të madhe pas Edi Ramës”.

Berisha u ndal edhe te çështja e raportit IBAR, duke argumentuar se ai nuk është bërë transparent për publikun dhe se qytetarët nuk janë informuar për përmbajtjen e tij. Në një moment të debatit parlamentar, Berisha ironizoi ish-ministren e Jashtme Elisa Spiropali.

“Balluku kryehajdutja më e madhe pas Edi Ramës. Dhe këtu doli se raporti IBAR nuk u miratua. Ju krijoni agjendën sipas qejfit tuaj. Pse ua fshini qytetarëve raportin ju? E keni mbushur fund e krye me mashtrime. Ju kërkoni që të flisni për një raport që qytetarët nuk e dinë. Si të pranoni ju zoti kryetar dhe nuk dinë qytetarët se çfarë është thënë? Çfarë jeni ju? Peng mafie? Ajo e quan pallosh i gjatë dhe ai ça nuk bën, e mbron. Ti e quan Skënderbe, ai të flak (I drejtohet Spiropalit)”, tha Berisha.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 14 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.8 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shite...

09:10

Parashikimi i motit, 14 maj 2026

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat h...

07:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI