Flash

GJKKO dënon grupin e trafikut të njerëzve drejt SHBA-së

Lapsi.al 14 May 2026
GJKKO dënon grupin e trafikut të njerëzve drejt SHBA-së

Gjykata e Posaçme dënoi anëtarët e një grupi kriminal i cili trafikoi shtetas shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këmbim të shumave të parave në vlerën e 40-45 mijë dollarë.

Drejtuesi i këtij grupi Luc Melaj u shpall fajtor për “Grup i Strukturuar kriminal”, “falsifikim dokumentash” , “dhënie ndihme për kalim kufiri në mënyrë të paligjshme” dhe “armëmbajtje pa leje” dhe u dënua me 12 vite burg. Këtij shtetasi iu pushua akuza për ushtrim të ndikimit të paligjshëm për shkak të ligjit për dhënie amnistie

Për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, Melaj përfitoi zbritjen e dënimit me 4 vite, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite heqje lirie.

Dy anëtarët e tjerë të grupit Emanuel Melaj dhe Gëzim Camaj u dënuan me 6 vite burg dhe përfituan ulje dënimi me 4 vite për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri”.

Për të dy ata, treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Besmir Stroka, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri vendosën pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për një periudhë 3 vjeçare.

Grupi kriminal ndihmoi 25 shtetas shqiptarë të hynin në mënyrë të paligjshme në SHBA , duke ndjekur itinerarin Shqipëri-Spanjë-Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ata i pajisnin shqiptarët me dokumenta të falsifikuara dhe këta shtetas ishin kryesisht nga veriu i Shqipërisë, konkretisht nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja.

Hetimet provuan se Luc Melaj e Gëzim Camaj mundësonin kalimin e qytetarëve gjatë hyrjeve dhe daljeve në Mal të Zi nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kryesisht franceze dhe i gjithë aktiviteti kriminal i kryer prej tyre ishte i mirëorganizuar dhe i ndarë me role konkrete.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI