Flash

Debate në Kuvend, deputetët kërkojnë praninë e Ramës në seancë

Lapsi.al 14 May 2026
Debate në Kuvend, deputetët kërkojnë praninë e

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me raportin për procesin e integrimit europian dhe mungesën e Kryeministrit në sallë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi praninë e Kryeministrit Edi Rama në seancë, duke argumentuar se raporti është dokument i Këshillit të Ministrave dhe duhet të prezantohet nga kreu i qeverisë.

“Ky është një raport i Këshillit të Ministrave, që sipas Kushtetutës e përfaqëson kryeministri. Do duhej të ishte kryeministri në seancë që të informonte Kuvendin mbi procesin e integrimit europian. Aq më shumë që kemi edhe një ministër shteti përgjegjës për negociatat që s’është prezent. Llogaridhënia nuk bëhet me korrespondencë”.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se debati duhet të vijojë sipas procedurës parlamentare dhe pa penguar procesin e miratimit të rezolutës.

“Ky mocion me debat sot është i lidhur me nenin 103, ku thuhet se në përfundim të debatit miratohet rezoluta, e cila ka kaluar me konsensus. Do ishte në të mire të procesit, që të lexojmë rezolutën dhe më pas të çelim debatin. Të mos ta prishim punën e mirë të komisionit dhe të shkojmë përpara me diskutimet”, tha Balla.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 14 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.8 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shite...

09:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI