Flash

Berisha: E quajte Skënderbe dhe të flaku, Spiropali: Je garantuesi i këtij sistemi

Lapsi.al 14 May 2026
Berisha: E quajte Skënderbe dhe të flaku, Spiropali: Je garantuesi i

Ish- ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha, i cili u shpreh se kryeministri Rama e “flaku” edhe pse dikur ajo e ka cilësuar kreun e qeverisë si “Skënderbe”.

Më tej, ish-kryeparlamentarja ka marrë fjalën dhe ka deklaruar se, sipas saj, ekziston një kontradiktë e madhe te Berisha, pasi ai është njëkohësisht denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit.

Berisha: Çfarë jeni ju, a më kuptoni, shpellë mafie? Si ka mundësi që të quan ‘Skënderbe’ dhe të flakë? Cila është arsyeja?”

Spiropali: Sali, je i pabesueshëm, sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit. Kështu që, kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat ‘doktor’ mund të të ngjisin më shumë. Sot për sot, kontradikta e thellë e të qenurit edhe denoncues, edhe garantues, nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe u jep të drejtën qytetarëve të mos të besojnë.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 14 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.8 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shite...

09:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI