Flash

Beograd, makina futet mes protestës së studentëve (VIDEO)

Lapsi.al 14 May 2026
Beograd, makina futet mes protestës së studentëve (VIDEO)
Një incident i rëndë u regjistrua këtë të enjte në Serbi, ku një automjet u fut mes një proteste studentore pranë Fakultetit të Drejtësisë në Beograd, duke plagosur një 90-vjeçar. Sipas mediave serbe, studenti dhe qytetarë po mbanin 16 minuta heshtje në kujtim të viktimave të tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sad në vitin 2024. Shoferi tentoi të kalonte me forcë mes turmës, por u ndal nga protestuesit. Pas debatit, ai doli nga makina dhe sulmoi disa prej pjesëmarrësve në protestë. Më pas, drejtuesi i mjetit hipi sërish në automjet dhe bëri marsh pas, duke përplasur një të moshuar rreth 90 vjeç dhe duke tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes. Studentët deklaruan në rrjetet sociale se një student i Fakultetit të Drejtësisë u godit fizikisht nga shoferi gjatë përplasjes. Në zonë ndodheshin forca të shumta policie, të cilat sipas protestuesve fillimisht nuk ndërhynë. Policia reagoi vetëm pasi u plagos i moshuari, duke arrestuar autorin. I plagosuri u transportua me ambulancë në spital, ku mediat raportojnë se ka pësuar frakturë në kofshë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI