Flash

Bardhi përgënjeshtron Top Channel për paktin me PS: Nuk fola në telefon me Ballën!

Lapsi.al 14 May 2026
Bardhi përgënjeshtron Top Channel për paktin me PS: Nuk fola

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka përgënjeshtruar një lajm në Top Channel sipas të cilit dakortësia mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për rezolutën e integrimit ishte arritur përmes një telefonate që ai kishte pasur me Taulant Ballën në mesnatë. Sipas Bardhit, tashmë "Top Channel është kthyer prej kohësh në mburojë mediatike të qeverisë dhe të aferave të saj korruptive" dhe në këtë rast ka kryer një dezinformim. Bardhi thotë se arsyeja për të cilën, opozita ka rënë dakort me mazhorancën për rezolutën e integrimit është se thuajse 90% e amendimeve të saj janë pasqyruar në këtë rezolutë.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Përgënjeshtrim i detyruar për shpik(f)jet e TV të Ramë, Belindës, Gysit dhe Lindave të AKSHIT!

Nuk ka pasur asnjë telefonatë mes meje dhe Taulant Ballës për rezolutën e integrimit europian, siç dezinformon Top Channel. Taulant Balla nuk guxon të më marrë në telefon paradite, jo më të guxojë të më marrë në telefon në mesnatë!

Mbështetja për integrimin europian të Shqipërisë nuk ka nevojë për telefonata sekrete dhe as për propagandë televizive. Çdo qëndrim i opozitës është publik, institucional dhe në funksion të interesit europian të vendit, jo të interesave të qeverisë.

Miratimi i rreth 90% të amendamenteve të opozitës në këtë rezolutë është minimumi që mund të bëjë maxhoranca, në kushtet kur po vonon integrimin europian duke mbrojtur korrupsionin qeveritar dhe duke refuzuar standardet që kërkon Bashkimi Europian.

Për fat të keq, Top Channel është kthyer prej kohësh në mburojë mediatike të qeverisë dhe të aferave të saj korruptive. Nuk është rastësi që në dy nga dosjet më të bujshme të korrupsionit, me protagonistë Belinda Ballukun dhe Ergys Agasin televizioni sillet më shumë si avokat i pushtetit sesa si media që kërkon të vërtetën.

Me siguri, edhe këtë raportim dezinformues, Edi Rama e llogarit tek minutat që i kushtohen opozitës në përbetimet e tij se ai nuk e kontrollon median.

Pavarësisht dezinformimit të mediave të qeverisë dhe prooagndës së shmëmtuar të Edi Ramës, PD do të vazhdojë të mbështesë integrimin europian të Shqipërisë, por nuk do të heshtë përballë korrupsionit që po e mban vendin peng.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI