Flash

Alarm nga inspektimet, mbetjet spitalore ruheshin në tualete dhe korridore

Lapsi.al 14 May 2026
Alarm nga inspektimet, mbetjet spitalore ruheshin në tualete dhe korridore

Mbetje spitalore të grumbulluara në korridore dhe tualete, pavijone që nuk plotësojnë standardet bazë të higjienës, mungesë ujit të rrjedhshëm dhe klinika që operojnë me dokumentacion të paplotë. Kjo është panorama që del nga kontrollet e kryera gjatë vitit 2025 në spitale, qendra shëndetësore dhe klinika dentare në vend, ku inspektorët kanë evidentuar probleme që prekin drejtpërdrejt sigurinë dhe kushtet e trajtimit të pacientëve.

Të dhënat e marra nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor tregojnë se gjatë vitit 2025 u kryen mijëra inspektime në institucionet publike dhe private të kujdesit shëndetësor, ku ndër problematikat më të forta rezulton menaxhimi i mbetjeve spitalore. Në disa raste, mbetjet e rrezikshme ruheshin në ambiente të papërshtatshme, në korridore apo tualete, madje në të njëjtën hapësirë me mbetjet urbane dhe pajisjet e pastrimit.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 u kryen 4.993 inspektime shëndetësore, nga të cilat 4.882 ishin inspektime dhe 111 riinspektime. Nga kontrollet janë vendosur 13 gjoba, 11 vendime të ndërmjetme për masa urgjente dhe 296 paralajmërime.

Një nga gjetjet më të forta lidhet me mënyrën e trajtimit të mbetjeve spitalore. ISHSH evidenton se në disa raste grumbullimi i mbetjeve kryhej “në kundërshtim me kriteret e përcaktuara”. Raporti evidenton gjithashtu mungesë infrastrukture për transportimin dhe magazinimin e mbetjeve të rrezikshme brenda territorit të spitaleve.

Një tjetër konstatim lidhej me mungesën e trajnimit të personelin që merrej me trajtimin e mbetjeve spitalore, si dhe mungesë të pajisjeve mbrojtëse. Në disa institucione nuk respektohej procedura për ndarjen në burim dhe etiketimin e mbetjeve spitalore.

Problematikat nuk kufizohen vetëm te mbetjet. Raporti përmend mangësi në pavijone dhe shërbime urgjence, ku në disa raste nuk respektohej sipërfaqja minimale për pacientët sipas standardeve të përcaktuara. Po ashtu, recepsionet dhe ambientet e triazhimit në urgjenca rezultonin vetëm pjesërisht në përputhje me standardet higjieno-sanitare.

ISHSH evidenton gjithashtu mungesa në dokumentacion, protokolle dhe rregullore të brendshme funksionimi në disa spitale dhe klinika. Në subjektet e kujdesit shëndetësor parësor janë konstatuar mungesë e ujit të rrjedhshëm, amortizim i rrjetit elektrik, lagështirë, mungesë pajisjesh mjekësore dhe mungesë kontratash për evadimin e mbetjeve spitalore./ Monitor

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 14 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.8 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shite...

09:10

Parashikimi i motit, 14 maj 2026

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat h...

07:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI