Flash

6 interpelanca në Kuvend: Debat për integrimin e raportin e DASH për investimet

Lapsi.al 14 May 2026
6 interpelanca në Kuvend: Debat për integrimin e raportin e DASH

Sot në Kuvend mbahet mocioni me debat për problematikat e evidentuara në raportin vjetor të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri. Në seancën plenare të orës 10:00 do diskutohen edhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian të miratuar nga Parlamenti Evropian.

Debati pritet të përqendrohet te ekonomia, korrupsioni, klima e biznesit dhe standardet e kërkuara në procesin e integrimit europian. Kjo pikë e rendit të ditës pritet të mbyllet me një projekt-rezolutë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Të planifikuara për sot janë dhe 6 interpelanca, të kërkuara nga opozita. Deputeti Tritan Shehu kërkon nga kryeministri Edi Rama shpjegime për propozimin e përbashkët të tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për anëtarësimin me të drejta jo të plota në BE.

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.5.2026.

2. Njoftime.

3. Mocion me debat për problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Evropian.

4. Projektrezolutë "Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. 5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

6. Interpelancë me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.

8. Interpelancë me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

9. Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

10. Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI