Flash

Shqipëria mbetet poshtë standardeve të BE-së për mungesë gjyqtarësh për banor

Lapsi.al 13 May 2026
Shqipëria mbetet poshtë standardeve të BE-së për

Sistemi gjyqësor në vend mbetet dukshëm nën standardet e Bashkimit Europian për sa i përket raportit të gjyqtarëve për banorë, sipas të dhënave të raportit të fundit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian për Efiçencën në Drejtësi (CEPEJ), mesatarja europiane është 21.9 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Në Shqipëri, ky tregues rezulton ndjeshëm më i ulët në të gjitha matjet e përdorura nga struktura gjyqësore.

Konkretisht, sipas strukturës organizative (dekreti), vendi regjistron 17.35 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Sipas organikës faktike, ky raport zbret në 14.32 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Ndërsa sipas organikës efektive, shifra ulet më tej në 12.73 gjyqtarë për 100 mijë banorë.

Në nivel organizativ, raporti i gjyqtarëve ndaj stafit administrativ që i shërben një gjyqtari në Shqipëri është 3.13, pra rreth 3.13 punonjës për çdo gjyqtar. Sipas organikës faktike, ky tregues rritet lehtë në 3.5 staf për gjyqtar, ndërsa në organikën efektive arrin në 3.9 staf administrativ për gjyqtar.

Në të gjitha rastet, Shqipëria mbetet nën mesataren europiane të CEPEJ-it, e cila është 4.12 staf administrativ për çdo gjyqtar. Edhe në këtë tregues, burimet mbështetëse për gjyqtarët mbeten më të ulëta krahasuar me standardin e Bashkimit Europian. Ky hendek bëhet më i dukshëm në nivelin e strukturës organizative, ku diferenca ndaj mesatares europiane është më e theksuar. Numri i stafit jogjyqësor për 100 mijë banorë në Shqipëri për vitin 2025 është 50.16, sipas organikës faktike. Në krahasim, mesatarja europiane e vitit 2022 qëndron në 55.5 punonjës për 100 mijë banorë.

Të dhënat e KLGJ-së konfirmojnë se hendeku me BE-në mbetet konstant në vitet e fundit, ku në të gjitha skenarët Shqipëria qëndron nën pragun europian të CEPEJ-it. Kjo, ashtu siç theksohet shpesh në raporte, e vendos reformën në drejtësi përballë sfidës së kapaciteteve njerëzore, teksa rritja e numrit të çështjeve në gjykata e thellon presionin mbi sistemin ekzistues.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit referues (2025) kanë ushtruar efektivisht funksionin e gjyqtarit në gjykatat e të gjitha niveleve gjithsej 306 gjyqtarë. Në të njëjtën periudhë, kjo nënkupton se sistemi gjyqësor ka funksionuar me rreth 73.38% të kapacitetit të tij./ Monitor 

Të këshilluara

Parashikimi i motit, 13 Maj 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut paras...

07:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI